Ferizaj po organizon panair dyditor për promovimin e produkteve

0%

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se GLV Bifurkacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, do të organizojë një panair për promovimin e produkteve vendore më 3 dhe .

Sipas njoftimit, panairi do të mbahet në sheshin e qytetit dhe synon të promovojë prodhuesit lokalë, produktet e tyre si dhe të krijojë mundësi më të mëdha për prezantimin dhe lidhjen e tyre me konsumatorët. Projekti financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në kuadër të projektit “Zbatimi i Strategjive Zhvillimore Lokale për GLV”.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të vizitojnë panairin dhe të mbështesin produktet vendore, të cilat do të ekspozohen gjatë dy ditëve të aktivitetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi