Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë para

0%

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ndërsa Policia tashmë ka identifikuar dy personat që dyshohen për rastin. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti, ndërsa viktimë është K. M. (30 vjeç).

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Xheladin Hana”, pranë Picerisë “Doro”, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Kur njësitë policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë hasur një BMW X6 me targa 01-999-HV, të braktisur, për të cilën dyshohet se është përdorur nga autorët para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimeve fillestare, Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të K. M, i cili më pas është paraqitur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti ndodhen në arrati, ndërsa Policia është duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com