Egnatia eliminohet nga Championsi

0%

Shpërndaje në: Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, është ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Egnatia humbi në penallti nga Celje e Sllovenisë me rezultat 4:1. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 2:2, ndërsa vendësit ishin të saktë katër herë në penallti. Te Egnatia nga tri gjuajtje sa i patën, vetëm njëra ishte e saktë.

Dy të tjerat u humbën dhe kështu, Egnatia do ta vazhdojë kampanjën evropiane në raundin e tretë të Ligës së Evropës – ku takohet me irlandezët e Shamrock Roversit. Për Celjen dy golat i shënoi Mario Kvesiq, ndërsa për Egnatian realizuan Daniel Adjessa dhe Geralb Smajli.

Burimi: Koha