Dy monumente në dry, s’ka organizatë që mund t’i funksionalizojë

0%

Nga: Shaban Maxharraj Shpërndaje në: Thirrja e radhës që synon të gjejë organizata joqeveritare të cilat do të merrnin përsipër funksionalizimin e Kullës së Ministerit në Pejë dhe Tabhanes ne Gjakovë, ka dështuar serish. Ministria e Kulturës s’ka gjetur OJQ të cilat do t’i mbështeste në këtë synim, ka kohë që nuk jep rezultate. “Ndoshta duhet ta rimendojmë qasjen.

Duhet bërë një zgjidhje”, është përgjigjja e Ministrisë së Kulturës e akterë të kësaj fushe, ka kohë që e kërkojnë një gjë të tillë Ministria e Kulturës viteve të fundit e ka shtuar aktivitetin e restaurimeve të shtëpive të vjetra qytetare, ndërtesave publike që bartin histori e shquhen për arkitekturë karakteristike dhe monumenteve të tjera që janë vlera të trashëgimisë kulturore.

Por me reklamimin e ndërhyrjeve përfundon çdo gjë. S’po ia del që ato të jenë të vizitueshme e as të kenë funksion në mënyrë që t’i hyjnë në punë komunitetit lokal e më tej, gjë për të cilën edhe mirëmbahen asetet e arkitekturës. Sivjet në tentimin e radhës për t’i funksionalizuar dy monumente, Ministria e Kulturës ka dështuar sërish.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

S’ka gjetur organizata joqeveritare që plotësojnë kriteret në mënyrë që shteti t’ua financojë programin e funksionalizimit. Në majin e sivjetmë Ministria e Kulturës hapi thirrjen nëpërmjet të cilës tentoi që Kullën e Ministerit në Pejë dhe Tabhanen në Gjakovë t’i funksionalizojë nëpërmjet organizatave joqeveritare.

Për Kullën e Ministerit qe tentimi i tretë, pas atij të vitit 2024 dhe 2025. Ofroheshin deri në 60 mijë euro në vit për ata që kanë ide dhe janë të zotë t’i mbajnë “gjallë” monumentet. Paraprakisht, shteti s’ka gjetur organizatë joqeveritare madje as për Kalanë e Prizrenit e parkun arkeologjik “Ulpiana”.

Shpallje të tilla ka pasur edhe për Kullat e Isa Boletinit e Shtëpinë e Katarina Josipit në Zym të Hasit. Kësaj radhe, thirrjes sipas rezultatit të vlerësimeve, ia kanë mësyrë tetë organizata. Veç dy kanë plotësuar kriterin e të qenit “administrativisht të përgjegjshme” për t’iu nënshtruar vlerësimit.

Organizata “Rona” që ka aplikuar për Kullën e Ministerit në Pejë ka marrë gjithsej 29.8 pikë në vlerësim. Pragu ishte që një organizatë të merrte të paktën 50 pikë në vlerësim. Kurse organizatat KDAK dhe “Kultus” kanë aplikuar që të funksionalizojnë Tabhanën në Gjakovë. Kanë marrë gjithsej 33.5 pikë në vlerësim, gjë që ka bërë që të mos e fitojnë mbështetjen.

Organizatat kanë të drejtën e ankesës. Por në përvojën e deritashme, në raste të tilla ankesat s’kanë bërë punë, pasi vlerësimi është goxha i ulët. Edhe Kulturë Shteti në tentativën e radhës për ngjalljen e dy monumenteve me OJQ “Ndoshta duhet ta rimendojmë qasjen. Duhet bërë një zgjidhje”, i kanë thënë KOHË-s në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Pos Muzeut të Burgut të Prishtinës, “Burgu i Idealit”, dhe “Hidroelektranës” në Prizren, Ministria s’ka pasur sukses me asnjë prej nismave të tjera.

“Qëllimet e kësaj thirrjeje janë: funksionalizimi i qëndrueshëm i monumenteve të trashëgimisë kulturore; zhvillimi i modeleve të menaxhimit aktiv të aseteve të trashëgimisë; promovimi i trashëgimisë kulturore përmes aktiviteteve kulturore, edukative dhe zhvillimore; rritja e përfshirjes së komunitetit dhe zhvillimi lokal përmes përdorimit të qëndrueshëm të monumenteve”, shkruhej në thirrjen e hapur në maj me afat aplikimi 20 ditë.

Synohej zhvillimi i turizmit kulturor përmes integrimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore në ofertat turistike dhe rritjes së vizitueshmërisë së tyre në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas thirrjes, funksionalizimi nënkupton përdorimin e qëndrueshëm publik të monumenteve përmes aktiviteteve kulturore, edukative dhe zhvillimore, duke ruajtur integritetin fizik dhe vlerat e trashëgimisë kulturore.

Thirrja kërkonte që aplikuesit të demonstrojnë përdorimin e praktikave më të mira bashkëkohore në menaxhimin dhe funksionalizimin e aseteve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë qasje inovative, modele të qëndrueshme të operimit dhe respektim të standardeve ndërkombëtare për ruajtjen dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore.

Sipas thirrjes, projektet duhej të zbatohen në përputhje me legjislacionin për trashëgiminë kulturore, kushtet e mbrojtjes dhe konservimit, si dhe vendimet dhe pëlqimet e institucioneve kompetente. Për OJQ-të konkurruese kërkohen disa kritere ligjore dhe duhet të dorëzohet plani i menaxhimit dhe funksionalizimit të monumentit në mënyrë sa më të kompletuar.

Financimi nga 20 mijë deri në 60 mijë euro në vit bëhet çdo vit kalendarik për tre vjet radhazi. Udhëheqësi i Fondacionit Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij (“CHwB Kosova”, Sali Shoshi, ka qenë vazhdimisht i zëshëm për funksionalizmin e monumenteve.

Qysh në maj e edhe më herët, ai kishte thënë se është shumë mirë që Ministria e Kulturës mundohet të gjejë strategji për t’i dhënë në shfrytëzim monumentet, por sipas tij, tentimet duhet të dizajnohen pak më ndryshe. Siç kishte thënë në maj, ka përsëritur se për këto gjëra Ministria e Kulturës duhet të mendohet më herët, pa nisur restaurimin e konservimin e një monumenti.

Edhe Kulturë 11 o. më parë “Mbrëmja e operës” me yjet që shndrisin në magjinë e zërit “Në raste të tjera, MKRS-ja para se të nisë restaurimin, ta shtrojë pyetjen se kujt do t’i shërbejë monumenti. E kjo të bën t’i takosh hisedarët dhe mandej t’u përgjigjesh nevojave të tyre. Kjo duhet t’u paraprijë investimeve”, ka thënë ai.

Fondacioni që udhëheq Shoshi ka intervenuar në ish-Shkollën e Muzikës në Pejë. Tash hapësirat shfrytëzohen nga dy organizata me renome të këtij qyteti, e po ashtu që kanë goxha aktivitet edhe ndërkombëtar. “Ky mund të jetë njëfarë bashkëfinancimi.

Mendoj që duhet edhe kriteri që OJQ-të që operojnë aty të kenë kontribut, të sigurojnë fonde shtesë, por edhe funksionimi i tyre të ketë benefit për publikun. Duhet të synohet që pas disa vjetësh fondet e Ministrisë të zvogëlohen e ato të organizatës që e funksionalizon një monument të rriten, në mënyrë që të arrihet një vetëqëndrueshmëri”, ka thënë ai.

Në vitin 2024, Ministria e Kulturës është marrë vesh me Ministrinë e Bujqësisë, si pronare të Kullës së Ministerit, që ta shfrytëzojë atë për dhjetë vjet.

Kulla e Ministerit është restauruar në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialog ndërkomunitar dhe kohezion shoqëror”, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian – Zyra në Kosovë, Ministria e Kulturës dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) – Zyra në Kosovë.

Është monument i rëndësishëm, i ndërtuar në vitet ‘30 të shekullit të kaluar nga beu lokal, Shasivar Beu, por që në kohën e monizmit ka kaluar në shfrytëzim të pushtetarëve të kohës për t’u shtetëzuar më pas. E Tabhania në Gjakovë është aset ku shteti ka investuar dy herë për ta rindërtuar.

Më 2024, pa u bërë një vit prejse ndërtesa e ish-Muzeut të Muzikës në Gjakovë, e njohur si Tabhane, ishte shkrumbuar, Ministria e Kulturës kishte vendosur që të paguajë afro 400 mijë euro për ta rindërtuar. Dhe këtë e ka bërë. E ka rindërtuar me 382 mijë e 786 euro. Ndërtesa që gjendet në qendër të Gjakovës ishte inauguruar në vitin 2016.

Asokohe ishte menduar që kati përdhes t’i jepej në shfrytëzim ndonjë sipërmarrësi, në këmbim që poseduesi i biznesit të kompensonte mirëmbajtjen e muzeut. Disa herë institucionet lokale kanë dështuar të gjejnë operatorë për ta shfrytëzuar hapësirën.

Muzeu i Muzikës në Komunën e Gjakovës, i inauguruar para rreth një dekade, qysh në janar të vitit 2023 ishte buzë demolimit të tërësishëm në hapësirat e brendshme. Dyer të thyera e të rrëzuara përtokë, dritare të shkëputura komplet nga muret e ndërtesës, mbeturina të shpërndara dhe shkallë të papërfunduara ishin pamjet që e karakterizonin muzeun.

Edhe Kulturë 27 kor 2026 “Akordet e Kosovës” rikthen emrin, çakordon memorandumin e trashëgiminë Në objektin që më parë u kishte bërë strehë veglave të ndryshme muzikore, si sharkisë së Ymer Rizës, harmonikës së gjurit të Malush Stubllës apo kontrabasëve të shoqërive kulturore “Hajdar Dushi” e “Ganimete Tërbeshi”, mund të shihej një katrahurë, tollovi e bërllok.

Banorët lokalë kishin thënë se qe shndërruar në çerdhe të narkomanëve. Gjendje më e mirë nuk ishte as në oborr e as në katin përdhes, ku ishte paraparë të hapej një kafene, pronari i së cilës ishte i obliguar ta mirëmbante edhe Muzeun e Muzikës.

Si pasojë e riparimeve për rikonstruktimin e këtij objekti, një pjesë e murit të muzeut ishte thyer plotësisht dhe kështu nuk kishte mbetur asnjë pengesë që të ndalonte hyrjen apo që do të mbronte hapësirat e brendshme. Shteti e kishte ndërtuar këtë objekt më 2012 me idenë e themelimit të një muzeu të muzikës popullore.

Burimi: Koha