Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj nuk ka udhëtuar me Borussia Dortmundin për në Japoni, aty ku skuadra do ta kryejë fazën përgatitore para se të nisë sezoni 2026/27. Ramaj, që vazhdon ta presë thirrjen e Gjermanisë në nivelin ndërkombëtar, nuk është i kënaqur me pozitën e dytë te Dortmundi, kësisoj dëshirën një sfidë të re.
Gazetari Florian Plettenberg raporton se portieri do të diskutojë me klubet, ndërsa ende është e paqartë a do të jetë vetëm huazim, apo ndonjë shitje. “Diant Ramaj pritet të largohet nga Borussia Dortmund para se të mbyllet afati kalimtar. 24-vjeçari nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Japoni në mënyrë që të mbajë bisedime me klubet e interesuara”.
“Nëse do të jetë huazim apo transferim direkt, do të jetë plotësisht e hapur. Diskutimet po vazhdojnë dhe ka disa kërkesa”, shkroi ai. 🚨🆕 Diant Ramaj is set to leave Borussia Dortmund before Deadline Day.
The 24 y/o goalkeeper has not travelled with the squad for the Japan tour in order to hold talks with interested clubs. #BVB Whether it will be a loan or a permanent transfer is still completely open.… pic.twitter.com/DW6zSbrcoh — Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 28, 2026 Ndërkohë, Ramaj pritet që të vendosë edhe për të ardhmen në muajt e ardhshëm ngase duket që Gjermania nuk e ka fare në plane.
