Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Një gjykatë në Los Angeles ka vendosur se ka prova të mjaftueshme që këngëtari D4vd të përballet me gjyq për vrasjen dhe copëtimin e trupit të 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.
Gjykatësja Charlaine Olmedo ka vendosur se ekziston shkak i mjaftueshëm ligjor për ta çuar çështjen në gjyq për akuzat e vrasjes, abuzimit të vazhdueshëm seksual ndaj një të miture nën 14 vjeç dhe copëtimit të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.
Hetimi nisi pasi trupi i copëtuar dhe i dekompozuar i vajzës u gjet në bagazhin e makinës Tesla të këngëtarit në Hollywood Hills, në muajin shtator të vitit 2025, ndërsa ai ishte në turne. D4vd, emri i vërtetë i të cilit është David Burke, 21 vjeç, nuk shfaqi asnjë emocion gjatë leximit të vendimit.
Ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe avokatët e tij kanë argumentuar se provat nuk mjaftojnë për akuzën e vrasjes. Prokuroria pretendon se provat janë të shumta dhe të forta.
Edhe Showbiz 30 pri 2026 Prokuroria publikon detajet e vrasjes së 14-vjeçares për të cilën akuzohet këngëtari D4vd “Bazuar në provat e paraqitura, të gjitha akuzat janë provuar shumë përtej standardit të kërkuar ligjor”, ka thënë prokurorja Beth Silverman. Sipas prokurorëve, Celeste dhe D4vd kishin pasur një marrëdhënie të fshehtë.
Ata pretendojnë se këngëtari e kishte njohur vajzën kur ajo ishte 11 vjeç dhe se abuzimi kishte nisur kur ajo ishte 13 vjeçe. Në seancë u paraqitën mesazhe mes tyre, fotografi dhe prova të tjera që, sipas prokurorisë, tregojnë lidhjen mes tyre. Një nga mesazhet e fundit të vajzës për të dyshohet se ishte: “Do t’i jap fund karrierës dhe jetës tënde”.
Prokuroria pretendon gjithashtu se Burke kishte porositur pajisje që mund të ishin përdorur për copëtimin e trupit dhe se mbetjet e vajzës qëndruan në makinën e tij për javë ose muaj para se vetura të tërhiqej nga autoritetet. Mbrojtja kundërshtoi akuzat, duke thënë se nuk ka prova që tregojnë se Burke kishte qëllim të vriste vajzën.
“Nuk ka asnjë provë që zoti Burke kishte një qëllim të planifikuar për ta vrarë zonjushën Hernandez”, ka thënë avokatja e tij Marilyn Bednarski. Familja e Celestes ka reaguar me dhimbje ndaj procesit gjyqësor. Avokati i tyre ka thënë se ishin “të tmerruar që mbrojtja u përpoq të vendoste fajin mbi një vajzë 14-vjeçare”.
Edhe Showbiz 21 pri 2026 D4vd deklarohet i pafajshëm për akuzat për vrasje dhe krime seksuale ndaj një të miture Seanca e radhës është caktuar për më 31 gusht, ndërsa gjyqi mund të nisë brenda disa muajsh. D4vd ishte një nga emrat në rritje të muzikës online, i bërë i famshëm përmes TikTok dhe Spotify me këngën “Romantic Homicide”, e cila ka grumbulluar mbi një miliard dëgjime.
