Breshka “e çmendur” terrorizon pushuesit në Kroaci, ia kafshoi vithet

0%

Një breshkë e pazakontë, e cila thuhet se po sulmon njerëzit, ka shkaktuar shqetësim mes pushuesve pasi ka kafshuar tre persona përgjatë bregdetit Adriatik të Kroacisë. Sipas raportimeve, një fëmijë dhe dy të rritur janë lënduar nga breshka.

Mediat kroate bëjnë të ditur se fëmija dhe njëri prej të rriturve kanë pësuar plagë sipërfaqësore, ndërsa një grua ka mbetur me gisht të thyer dhe është kafshuar në vithe teksa notonte. Sipas mediave lokale, vajza e gruas përshkroi momentin e sulmit: “Nëna ime po notonte në Poštansko.

Një zhytës i tha se një breshkë e madhe po afrohej drejt saj, por në momentin që e paralajmëroi, ajo tashmë e kishte kafshuar në kofshë dhe nuk po e lëshonte .” Ajo shtoi se nëna e saj u detyrua ta godiste breshkën derisa ajo e lëshoi, ndërsa nga kafshimi i mbeti një mavijosje, shkruan Daily Star.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtoresha e Shërbimit Lokal të Urgjencës Mjekësore, Antonija Zhaniq, bëri të ditur se gruaja u transportua në spital, ku mjekët konfirmuan se plagët ishin shkaktuar nga një breshkë dhe iu vendosën qepje.

Burimi: Bota Sot