Aksident në hyrje të Elbasanit: Përplasen tre automjete, bllokohet

0%

Një aksident rrugor ka shkaktuar probleme në qarkullim paraditen e së martës në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tre automjete – një veturë, një furgon dhe një kamion. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të rrugës është vështirësuar dhe bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksident. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com