Vërshimet në Rahovec lënë pas vete gropa të mëdha

0%

Gropa të mëdha janë hapur në rrugën “Hasan Prishtina” në Rahovec, duke paraqitur rrezik për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, pas vërshimeve që ndodhën në orët e para të mëngjesit ditën e hënë, .

Sipas pamjeve të publikuara nga Rahoveci Inside, dëmtimi i rrugës ka krijuar vështirësi për lëvizjen e sigurt në këtë zonë, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Gjendja e krijuar mund të paraqesë rrezik, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe në kushte të dobëta të dukshmërisë, për shkak të mundësisë që drejtuesit e automjeteve apo këmbësorët të mos i vërejnë dëmtimet në kohë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime Banorët apelojnë për sanimin sa më të shpejtë të kësaj pjese të rrugës, me qëllim evitimin e incidenteve të mundshme dhe garantimin e sigurisë në komunikacion.

Burimi: Telegrafi