Shpërndaje në: Mbrojtësi i Tottenham Hotspurit, Micky van de Ven, ka vlerësuar se transferimet e bëra gjatë afatit kalimtar dëshmojnë ambiciet e klubit londinez për t’u kthyer në nivelet më të larta të futbollit anglez, pas dy edicioneve zhgënjyese në Premier League.
Tottenhami ka investuar rreth 237 milionë funte, duke transferuar futbollistë si Sandro Tonali, Mateus Fernandes dhe Jan Paul van Hecke, ndërsa priten edhe përforcime të tjera para mbylljes së afatit kalimtar. “Është shumë mirë të shohësh se klubi ka bërë ndryshime.
Kjo tregon se ka ambicie dhe dëshirë për të ndërtuar diçka të rëndësishme”, ka thënë reprezentuesi i Holandës për BBC-në. 25-vjeçari theksoi se atmosfera në ekip është përmirësuar ndjeshëm me ardhjen e trajnerit Roberto De Zerbi, i cili synon të ndërtojë një skuadër që luan futboll ofensiv dhe me posedim të topit. “Na pëlqen të kemi topin dhe të luajmë futboll sulmues.
Ky është një stil që e shijojnë si lojtarët, ashtu edhe tifozët”, deklaroi mbrojtësi i qendrës.
