Ultimatum për Salahun: Ai duhet të vendosë brenda 24 orësh nëse do ta

0%

Besiktasi ka nisur një ofensivë të fuqishme për të siguruar shërbimet e Mohamed Salahut, duke i paraqitur sulmuesit egjiptian një ofertë të fundit dhe duke i vendosur një afat të shkurtër për përgjigje. Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli i ka dhënë Salahut vetëm 24 orë kohë për të vendosur nëse do ta pranojë propozimin e tyre, i cili përmban një paketë financiare shumë tërheqëse.

Besiktasi ka përgatitur një kontratë dyvjeçare për ish-yllin e Liverpoolit, me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Nëse marrëveshja realizohet, Salah do të bëhej një nga futbollistët më të paguar dhe një nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit turk. 🚨🚨| JUST IN: Mohamed Salah has 24 hours to accept 𝐅𝐈𝐍𝐀𝐋 𝐎𝐅𝐅𝐄𝐑 from Beşiktaş. ⏳🇹🇷 Salah has been offered €15M/year over 2 years by the Turkish club. [ @KartalRecord ] pic.twitter.com/UtKIQ868QO — CentreGoals. (@centregoals) July 27, 2026 Me këtë lëvizje, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë bërë të qartë se nuk duan negociata të gjata dhe kanë vendosur presion për një përgjigje të shpejtë nga 34-vjeçari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë pritet të shihet nëse Mohamed Salah do ta vazhdojë karrierën në Turqi, në një nga lëvizjet më befasuese të afatit kalimtar, pas largimit nga Liverpooli në fund të sezonit kur i përfundoi kontrata me klubin anglez.

Burimi: Telegrafi