Rama premton pagë shtesë për ekipet që po luftojnë zjarret në Shqipëri

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se personat e angazhuar në operacionet për menaxhimin e zjarreve do të shpërblehen me një pagë ekstra për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Gjatë një takimi me trupat e emergjencave civile dhe strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Rama vlerësoi angazhimin e ekipeve në terren, ndërsa theksoi se Shqipëria këtë vit nuk është përballur me situata të rënda si në vitet e kaluara. Ai bëri të ditur gjithashtu se flotës shqiptare pritet t’i shtohen edhe avionë zjarrfikës, të cilët sipas tij do të mbërrijnë në fund të vitit.

Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se, pavarësisht një muaji korrik më të qetë sa i përket zjarreve, autoritetet kanë vazhduar punën për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që shkaktojnë zjarre të qëllimshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rama kërkoi që të gjitha strukturat të mbeten në gatishmëri, duke marrë si shembull situatën e zjarreve në disa vende evropiane, përfshirë Francën dhe Spanjën, ku temperaturat e larta kanë sjellë sfida të mëdha. Kryeministri u bëri thirrje autoriteteve që të jenë të përgatitura për çdo situatë të mundshme gjatë sezonit të zjarreve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com