Plagosen dy persona në Podujevë

0%

Shpërndaje në: Dy persona janë plagosur me armë zjarri të dielën në mbrëmje në Podujevë. Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur pas një përleshjeje fizike mes disa personave, ku njëri ka shtënë më armë zjarri. Për rastin që është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, thuhet se janë arrestuar 6 persona, por i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri thuhet se është në kërkim policor.

“Është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave, ku njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ku janë plagosur dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë. Në vendngjarje thuhet se janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.

Me vendim të prokurorit 6 të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha