Ministri francez Haddad: Prania ime në Kosovë është dëshmi e miqësisë

0%

Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Francës dhe Kosovës, duke vlerësuar bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite dhe mbështetjen që Parisi i ka dhënë vendit.

Pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Haddad tha se marrëdhëniet mes dy vendeve datojnë që nga periudha e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai kujtoi se Franca ka mbështetur Kosovën në procese të rëndësishme, përfshirë Pakon e Ahtisarit dhe angazhimin e trupave të KFOR-it. “Ne kemi suportuar Pakon e Ahtisarit dhe dërgimin e trupave të KFOR-it.

Jam i lumtur që kemi punuar për këtë marrëdhënie bilaterale dhe që sot jam këtu në këtë vizitë”, deklaroi Haddad. Ministri francez tha se gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në këtë detyrë ka parë nga afër praninë e kompanive franceze në vend, duke e cilësuar atë si dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë ekonomik dhe politik mes dy shteteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prezenca ime sot është dëshmi e miqësisë sonë me Kosovën. Do të mundohemi që së bashku të krijojmë një vend më të sigurt”, u shpreh Haddad. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com