IHMK: Sot mot me diell dhe vranësira, mundësi për reshje shiu

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat gjatë orëve të ditës do të zhvillohen lokalisht. Sipas IHMK-së, zhvillimi i vranësirave mund të sjellë reshje lokale shiu, shkarkime rrufesh, si dhe breshër në disa zona të izoluara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë. Gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive priten fuqizime të përkohshme të erës.

Burimi: Bota Sot