Gjiganti anglez nis bisedimet me Lille për talentin e madh maroken

0%

Manchester City po punon intensivisht për transferimin e talentit maroken, Ayyoub Bouaddi. Mesfushori 18-vjeçar ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse, veçanërisht gjatë Kupës së Botës, ku konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të turneut.

Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, Man City tashmë ka nisur bisedimet e drejtpërdrejta me Lille për transferimin e lojtarit. 🚨🇲🇦 Manchester City remain in direct club to club talks with Lille for Ayyoub Bouaddi deal. Negotiations ongoing with player and club sides as #MCFC remain the most interested club in Bouaddi.

Decision to make: Ayyoub to join now or in June 2027. 🩵🔛 pic.twitter.com/OoXEgULy92 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 27, 2026 Negociatat po zhvillohen si mes dy klubeve, ashtu edhe me përfaqësuesit e futbollistit. Nënkampionët e Anglisë janë aktualisht klubi që po tregon interesimin më serioz për Bouaddin dhe po shtyjnë fort për të arritur një marrëveshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çështja kryesore që mbetet për t’u zgjidhur është koha e transferimit. Palët po shqyrtojnë dy mundësi: që Bouaddi t’i bashkohet menjëherë Manchester Cityt ose të transferohet tani, por të vazhdojë të luajë në formë huazimi te Lille deri në qershor të vitit 2027. /Telegrafi

Burimi: Telegrafi