Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë , në një zonë malore afër fshatit Shkozë, Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore të cilat u dyshua që janë të personit H.S. (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data .
Për këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij. Mbetjet mortore të viktimës thuhet se u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për analizat përkatëse.
Policia ka njoftuar se të hënën (sot) është njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimin me prokurorin e shteti mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve.
