Shpërndaje në: Përzgjedhësi i kampiones së botës në futboll, Spanjës, Luis de la Fuente, vizitoi disa nga familjet që u evakuuan të dielën për shkak të zjarreve që po shkaktojnë kaos në Spanjë, përkatësisht në rajonin e Madridit.
“Unë besoj se është detyrim i të gjithëve të përpiqemi të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi në këto kohë të vështira dhe tragjike”, tha De la Fuente për televizionin publik spanjoll TVE nga palestra sportive La Marazuela. “Për mua është nder të jem këtu dhe të ndaj këto momente me ta sepse na bën më njerëzorë”, shtoi trajneri 65-vjeçar.
Përveç në atë qendër sportive, familje të evakuuara po qëndrojnë në mjediset e Federatës Spanjolle të Futbollit në Las Rozas. Gati 75 mijë njerëz janë zhvendosur nga zjarret në periferi të qytetit dhe në zona të tjera banimi, si dhe në rajonin e Valencias. Një javë më parë, De la Fuente e udhëhoqi Spanjën drejt titullit të dytë të botës.
