Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku e ka thirrur për të enjten, 30 korrik, Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.
“Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, thuhet se Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit.
“Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.
Në zbatim të detyrimeve statutare dhe pa asnjë vonesë pas përfundimit të procesit të verifikimit, kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më , me fillim nga ora ”, thuhet në njoftim. Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative thuhet se do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Statuti.
