Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, në aksident ishin të përfshira dy automjete. “Sot rreth orës , në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore” , tha Ahmeti. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
