Trajneri i Sunderlandit konfirmon qëndrimin e Xhakës

0%

Shpërndaje në: Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, thotë se Granit Xhaka do të mbetet në skuadër. Është hera e parë që trajneri i Sunderlandit komentoi interesimin e Chelseat për Xhakën. Por ai ka insistuar se i përket të kaluarës. “Kjo temë është mbyllur”, ka thënë Le Bris, shkruan të dielën “Sunderland Echo”. Edhe vetë Xhaka kishte thënë se e ardhmja e tij është te Sunderlandi.

Xhaka është kapiten i Sunderlandit. Me klubin anglez, Xhaka do të paraqitet në Ligën e Evropës.

Burimi: Koha