Santiana Maloku konfirmon ndarjen nga Patris Berisha

0%

Santiana Maloku ka bërë të ditur se lidhja e saj me Patris Berishën ka përfunduar. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 e ka konfirmuar këtë gjatë një interviste për “Prive By Liberta Spahiu”, ku u pyet edhe për jetën private. Gjatë bisedës, Santiana tregoi se tashmë është beqare, duke u shprehur shkurt: “Tash jam single”.

Foto: YouTube Ajo sqaroi se raportimet e mëparshme për lidhjen kishin qenë të sakta në kohën kur ishin publikuar, por se ndërkohë gjërat kanë ndryshuar. Me këtë deklaratë, konfirmoi publikisht përfundimin e lidhjes së saj me Patrisin. “Kanë qenë të vërteta lajmet por nuk janë më”, theksoi mes tjerash.

“Ka përfunduar çdo gjë”, shtoi ajo duke lënë të kuptohet se aktualisht po shijon jetën e vetme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi