Zyra e Prokurorit Publik të Berlinit tha se Abdul Ballout, i dyshuari për sulmin në Berlin, bëri përpjekje për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik vitin e kaluar. “21-vjeçari dyshohet se ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me luftën e ISIS-it në gjysmën e dytë të vitit të kaluar”, tha zyra në një deklaratë.
Kjo çoi në një përpjekje të pasuksesshme për të udhëtuar në Mauritani nëpërmjet Turqisë në maj të vitit 2025, raporton Sky News. Menjëherë pas kësaj, më 20 maj, ai u largua nga Berlini dhe udhëtoi për në Liban me qëllim që të bënte një udhëtim të mëtejshëm drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS-in.
“Më pas, Ballout dyshohet se ka kontaktuar disa individë në Liban, të cilët ai mendonte se ishin anëtarë të mundshëm të organizatës terroriste, por më pas u arrestua më ”, tha zyra e prokurorit.
