Lando Norris ka regjistruar fitoren e tij të parë në sezonin 2026 të Formula 1, pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë pas Max Verstappenin dhe Kimi Antonellin, të cilët plotësuan podiumin.
Piloti britanik përfitoi nga strategjia e McLarenit dhe nga problemet e shokut të skuadrës, Oscar Piastri, i cili u detyrua të tërhiqej nga gara, ndërsa Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e pestë pas një penalizimi prej pesë sekondash. Starti i garës i takoi Oscar Piastrit, i cili nga vendi i tretë mori menjëherë kryesimin pas kthesës së tretë.
Norris u vendos i dyti, ndërsa Verstappen përfitoi nga një nisje jo ideale e Charles Leclerc për t’u ngjitur në pozitën e tretë. Në anën tjetër, George Russell pati një start katastrofik, duke rënë nga vendi i shtatë në të 18-in.
Strategjia vendosi fituesin Pas ndalesave të para në bokse, Verstappen arriti ta rikuperonte pozitën ndaj Hamiltonit, ndërsa dy pilotët e McLarenit vazhduan të udhëhiqnin garën. Në mesin e garës, Norris kërkoi në radio një strategji ndryshe, duke besuar se kishte ritëm më të mirë se Piastri. Vendimi i ekipit për ta mbajtur më gjatë në pistë rezultoi vendimtar.
Kur britaniku kreu ndalesën e dytë në bokse, ai u rikthye në pistë përpara Piastrit, i cili humbi kohë duke kaluar pilotët e xhiruar dhe pas një kontakti me Carlos Sainzin.
From fighting for the win to pulling up at the side of the track A desperately unlucky afternoon for Oscar 😫 #F1 #HungarianGP pic.twitter.com/ZX19BSdE8L — Formula 1 (@F1) July 26, 2026 Defekti i Piastrit ndryshoi gjithçka Momenti vendimtar i garës erdhi në xhiron e 57-të, kur Piastri u detyrua të tërhiqej për shkak të një problemi në kutinë e shpejtësive.
Dalja e Virtual Safety Car u shfrytëzua nga Norris për një ndalesë të fundit në bokse, duke ruajtur vendin e parë deri në fund të garës.
LANDO NORRIS WINS THE HUNGARIAN GRAND PRIX!! 🏁🏆🎉 #F1 #HungarianGP pic.twitter.com/tYrJ7ZuI9C — Formula 1 (@F1) July 26, 2026 Hamilton gjithashtu përfitoi nga neutralizimi, por më vonë iu desh t’ia kthente pozitën Antonellit, pasi e kishte kaluar në mënyrë të parregullt gjatë daljes nga boksi.
Pak më vonë, shtatë herë kampioni i botës mori edhe një penalizim prej pesë sekondash për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në korsinë e bokseve, duke rënë pas Charles Leclerc në renditjen përfundimtare.
Renditja e pesë pilotëve të parë Lando Norris (McLaren) Max Verstappen (Red Bull) Kimi Antonelli (Mercedes) Charles Leclerc (Ferrari) Lewis Hamilton (Ferrari) THE TOP 10 IN HUNGARY 👀 #F1 #HungarianGP pic.twitter.com/2GZYDpm3x0 — Formula 1 (@F1) July 26, 2026 Fitorja në Hungaroring është e para për Norrisin këtë sezon dhe e rikthen britanikun fuqishëm në garën për titullin e kampionit botëror.
