Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje

0%

Vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian po presin prej vitesh që nga dorëzimi i aplikimeve të tyre, ndërsa Turqia vazhdon ta mbajë rekordin me rreth 39 vjet pritje. Maqedonia e Veriut ka aplikuar para 22 vjetësh, Shqipëria dhe Mali i Zi para rreth 17 vjetësh, Serbia para 16 vjetësh, ndërsa Bosnjë e Hercegovina para dhjetë vjetësh.

Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia i dorëzuan aplikimet në vitin 2022. Kosova mbetet e vetmja ndër dhjetë vendet e përfshira në procesin aktual të zgjerimit që nuk e ka marrë statusin formal të vendit kandidat. Ajo vazhdon të klasifikohet nga institucionet evropiane si vend potencial kandidat.

Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, por Këshilli i BE-së ende nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian që ta përgatisë opinionin zyrtar për aplikimin. Komisioni ka deklaruar se është i gatshëm ta nisë vlerësimin sapo të marrë kërkesën nga Këshilli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Procesi ndërlikohet edhe nga fakti se pesë vende anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia – vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com