Haradinaj përkujton Enver Zymerin: Sakrifica e tij mbetet themel i

0%

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar rënien heroike të Enver Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Haradinaj ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën e Enver Zymerit, duke theksuar se jeta e tij dhe e të gjithë atyre që ranë për lirinë e vendit janë dëshmi e mbrojtjes së Republikës së Kosovës. “Sot përkujtojmë rënien heroike të Enver Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Postim i plotë: Sot përkujtojmë rënien heroike të Enver Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Policisë së Kosovës. Jeta dhe përkushtimi i Enverit, i Afrimit dhe i të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut, janë dëshmi se mbrojtja e Republikës së Kosovës ndërtohet mbi sakrificën, guximin dhe besimin e palëkundur në shtetin tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Uniforma e policit që veshi Enveri, sakrifica dhe shembulli i tij, si edhe i të gjithë heronjve tanë, në luftë e në paqe, mbeten themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë. Mirënjohje e përjetshme për shërbimin dhe heroizmin e tyre!

Burimi: Bota Sot