Gjyqtarja lëndohet në miqësoren ku pati përleshje

0%

Shpërndaje në: Një gjyqtare e futbollit është lënduar dhe është dashur ta lërë fushën pasi u rrëzua në tokë teksa tentonte ta qetësonte situatën në miqësoren Metz – Fortuna Sittard, të shtunën. Mathilde Demoncay humbi vetëdijen kur u rrëzua në tokë. Futbollistët e të dyja ekipeve u përfshinë në një incident, që ka mundur të përfundonte në përleshje edhe më të madhe.

Gjithçka ndodhi në minutën e 40-të. Gjyqtarja mbeti e shtrirë në tokë për disa minuta duke e mbajtur krahun, ndërsa asistentët, pjesëtarët e sigurimit dhe stafi mjekësor vrapuan menjëherë në fushë. 26-vjeçarja u kthye në fushë, por si gjyqtare anësore. Detyrën e saj e mori një gjyqtar tjetër. Metzi francez e fitoi miqësoren ndaj holandezëve të Fortuna Sittardit, 3:1.

Terrible image d’une échauffourée lors du match amical Metz-Fortuna Sittard, quand Lequincio Zeefuik réagit mal à un tirage de maillot de Jessy Deminguet. Dans l’agitation, l’arbitre de la rencontre Mathilde Demoncay a fini à terre. [🎥: @FossoSzn ] pic.twitter.com/yrNauDt2J9 — 🇫🇷 Foot néerlandais 🇳🇱 (@Foot_NL) July 25, 2026

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha