Dyshohet se paguante me para false – Policia arreston 24-vjeçarin në

0%

Një 24-vjeçar ëshë arrestuar në Durrës të Shqipërisë pasi që blinte produkte dhe ato i paguante me kartëmonëdha të flasifikuara. Policia e Shtetit ka njoftuar se janë sekuestruar 13 kartëmonedha 20 euroshe të dyshuara si të falsifikuara.

Një qytetar kishte njoftuar Policinë se ishte mashtruar në një pikë shitëse të derivateve të naftës përmes kartëmonedhave euro të dyshuara si të falsifikuara. Paratë false, në këtë rast dyshohet se janë përdorur për të paguar karburantin dhe më pas Policia në bashkëpunim me Prokurorinë filloi operacionin policor “Përdorimi”.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Rr., 24 vjeç.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.”- thuhet në këtë njoftim të Policisë së Shtetit.

Në portofolin e të dyshuarit, Policia gjatë kontrollit fizik gjeti 10 kartëmonedha 20 euroshe të cilat dyshohet se janë false. Derisa Policia tregon se po vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e kësaj veprimtare dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë, marterialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë.

Burimi: Kallxo