Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten

0%

Shpërndaje në: Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy anëtareve të familjes. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dyshohet se një grua dhe vajza e saj u sulmuan nga bashkëshorti dhe djali. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë dërguar në strehimore ndërsa të dyshuarit në mbajtje.

“Viktima dhe vajza e saj dyshohet se janë sulmuar nga bashkëshorti dhe djali. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Burimi: Koha