Armando Broja nuk u përfshi me Bërnli sot në miqësoren ndaj Ajaksit. Sfida u luajt në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, ndërsa Ajaksi fitoi 2 me 1. Ky zhvillim padyshim që është shqetësues për Brojën. Kjo pasi deri tani nuk është raportuar nëse vuan nga ndonjë dëmtim në fazën përgatitore. Trajneri Niki Hajen e kishte ndjen e dytë në krye.
Pasi Broja e nisi si titullar ndaj Kolumbus Crë dhe Real Salt Lake në Amerikë, është përballur me faktin që në Europë nuk mori minuta. Për 24-vjeçari është treguar interes nga Seria A. Konkretisht është lakuar emri i Kaljarit gjatë merkatos së verës.
