​Vuçiq përsërit pretendimet për Kosovën dhe kërcënon me forcimin e

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur pretendimet ndaj Kosovës dhe ka dërguar mesazhe për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të 130 oficerëve të rinj të Ushtrisë Serbe, të mbajtur të shtunën në kazermën “Gjeneral Jovan Mishkiviq” në Banjicë.

Në fjalimin e tij para oficerëve të rinj, Vuçiq tha se Kosova është pjesë e Serbisë “sipas Kushtetutës dhe drejtësisë së Zotit”, ndërsa u bëri thirrje atyre që ta mbrojnë atë që ai e quajti “shenjtëri”.

“Kosova është e jona si sipas Kushtetutës, ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit, dhe ne duhet ta kujtojmë dhe ta ruajmë këtë ”, tha Vuçiq, duke përsëritur qëndrimin e Beogradit që bie ndesh me realitetin e shtetësisë së Kosovës dhe pavarësinë, të njohur nga mbi 100 shtete, transmeton KosovaPress.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti serb pretendo se ndaj Serbisë janë krijuar “aleanca në rajon”, duke kritikuar sërish marrlveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci. Ai pretendoi se Beogradi i ka kuptuar këto mesazhe dhe se ka nisur të pajiset me armatimin më modern.

“Filluam të furnizohemi me armët më të mira”, deklaroi ai, duke theksuar se njohuritë e oficerëve të rinj do të jenë “garanci për sigurinë e vendit”. Vuçiq foli edhe për investimet në ushtri, duke thënë se janë rinovuar objektet ushtarake, është rritur standardi i ushtarëve dhe se paga mesatare në ushtri tashmë është mbi 1,100 euro. “U bëmë një ushtri shumë më e fortë.

Sepse sa herë që ishim të dobët, ata erdhën të na nënshtronin dhe të na poshtëronin”, u shpreh ai. Ceremonia u mbajt në prani të krerëve më të lartë shtetërorë e ushtarakë të Serbisë, përfshirë Patriarkun Porfirije, kryeparlamentaren Ana Brnabiq, kryeministrin Gjuro Macut, ministrin e Mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviq.

Gjatë ceremonisë u promovuan 130 kadetë me gradat e para të oficerëve, ndërsa ndër më të dalluarit u shpall edhe Predrag Gjuriq, i prezantuar nga autoritetet serbe si kadet “nga Kosova”.

Burimi: Bota Sot