Sulmuesi portugez i Milanit konsiderohet një nga objektivat për

0%

Roma vazhdon punën për të përforcuar skuadrën në merkaton e verës, por deri tani negociatat për disa nga objektivat kryesorë nuk kanë dhënë rezultat. Së fundmi, një nga emrat që ka hyrë në listën e kryeqytetasve, është Rafael Leao. Sulmuesi portugez i Milanit konsiderohet një nga objektivat për repartin ofensiv.

Edhe pse nuk ka ende negociata konkrete, nga Italia bëhet e ditur se drejtuesit verdhekuq mund të tentojnë të hapin bisedimet në ditët në vijim. Leao ka shprehur dëshirën për të ndryshuar skuadër dhe kalimi te Roma do t’i jepte mundësinë të vazhdonte të luante në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, çështja ekonomike mbetet pengesa kryesore.

Më shumë sesa vlera e kartonit, problem konsiderohet paga e futbollistit, që aktualisht arrin në rreth 5 milionë euro në sezon. Për të realizuar një marrëveshje, do të nevojitej një kompromis edhe nga ana e lojtarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot