Sulmuesi belg Lois Openda është shumë pranë largimit nga skuadra e Juventusit pas vetëm një edicioni të kaluar në Torino. Ish-lojtari i Leipzigut pritet të rikthehet sërish në kampionatin francez, këtë herë për të veshur fanellën e Lyonit. Pas bisedimeve intensive të zhvilluara përgjatë ditëve të fundit, marrëveshja mes dy klubeve është pranë finalizimit.
Formula e transferimit parashikon një huazim me pagesë, me opsionin e blerjes të kartonit të tij nga ana e klubit francez. Përpara se të mbyllen detajet e fundit, futbollisti është përfshirë në listën e trajnerit Luciano Spalletti për miqësoren e sotme ndaj Standard Liege.
Aktivizimi ose jo i tij në këtë përballje do të shërbejë si një tregues i qartë për fazën në të cilën ndodhen negociatat. Gjatë edicionit të tij të fundit me bardhezinjtë, 26-vjeçari zbriti në fushë në 34 ndeshje zyrtare, ku arriti të shënonte dy gola. Tashmë mbetet vetëm të arrihet akordi përfundimtar që belgu të nisë kapitullin e tij të ri në Francë.
