SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të

0%

Forcat amerikane neutralizuan një cisternë nafte që, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), u përpoq të thyente bllokadën detare amerikane ndaj Iranit. Sipas CENTCOM, cisterna M/T Lavine u neutralizua në Gjirin e Omanit pasi tentoi të shkelte bllokadën të paktën katër herë.

Zëdhënësi i CENTCOM, Tim Hawkins, deklaroi për Associated Press se ekuipazhi i anijes ishte paralajmëruar vazhdimisht, por nuk iu bind urdhrave të forcave amerikane. “Ekuipazhi u paralajmërua vazhdimisht, ata nuk iu bindën urdhrit dhe forcat amerikane neutralizuan anijen, duke goditur dhomën e motorit të saj” , tha Hawkins.

Ai nuk konfirmoi raportimet e mediave iraniane, sipas të cilave dy persona humbën jetën gjatë sulmit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot