​Plagos rëndë kushëririn 71-vjeçar me thikë, policia arreston autorin

0%

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Lushnjë, pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnjë, ku shtetasi me inicialet I.Y., 60 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës kushëririn e tij, F.Y., 71 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të ditur se reagimi i menjëhershëm i shërbimeve policore ka mundësuar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të dyshuarit, si dhe sekuestrimin e thikës së përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot