Enzo Maresca është i bindur se Manchester City ndryshe nga Manchester United nuk do të ketë problem largimi e një trajneri, i cili ka bërë epokë në klub. Italiani ka mbërritur në Manchester për të marrë vendin e lënë bosh nga Guardiola, i cili në dhjetë sezonet e fundit fitoi 20 trofe me “Cityzens” duke dominuar futbollin anglez.
“Për mua është një sfidë e madhe pasi konsideroj Pep-in si trajnerin më të mirë të 20-25 viteve të fundit. Është diçka pozitive, një privilegj, por gjatë qëndrimit në stol edhe Guardiola kishte disa momente të vështira ashtu si edhe Sir Alex kur drejtonte United”, tha trajner i i City-t.
Italiani u pyet nëse i frikësohej faktit se mund të kishte fatin e David Moyes, i cili qëndroi vetëm 10 muaj në stolin e trashëguar prej një trajneri që kishte drejtuar United për 25 sezone. “City është një skuadër e organizuar shumë mirë. Nëse do të vini re në 17 vitet e fundit ka ndryshuar vetëm tri herë trajner.
Ky bilanc nuk është i zakontë prandaj kam besim se do të bëjmë bashkë një rrugëtim të gjatë. Do të vazhdojmë që të çojmë përpara punën e bërë në 14-15 vitet e fundit”, t ha Maresca.
