Konflikt me armë në Shkallnur, personi në kërkim nga SPAK përfshihet

0%

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 36-vjeçar mbeti i plagosur. Në ngjarje është përfshirë edhe Denis Tafili, një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Ura”.

Ky i fundit është anëtar i organizatës kriminale të Visit të Pojës, të cilësuar nga SPAK si një ndër më të rrezikshmit në vend dhe që akuzohet se trafikon kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Italisë dhe po lëviz lirshëm në Durrës. Konkretisht Tafili është përfshirë në një konflikt me një person të identifikuar si Edison Gjuzi duke e goditur këtë të fundit me qytën e pistoletës.

Më pas së bashku me një person tjetër, 27 vjeçarin me inicialet G. M, edhe ky banues në Shkallur të Durrësit, janë larguar me makinë nga vendi i ngarjes. Në konflikt është përfshirë dhe një punonjës policie, inspektori me inicialet L.XH, i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër, por ende nuk dihen shumë detaje mbi ngjarjen. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur ‘për motive të dobëta’. Por në njoftimin e policisë kuptohet se autori dhe bashkëpunëtori i tij u ka ikur policisë edhe pse forca të shumta të Policisë kishin rrethuar zonën dhe kishin ngritur pika kontrolli për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Të shtëna me armë në Durrës/ Plagoset një person me qytën e pistoletës, shpallen në kërkim dy të tjerë “Më datë , rreth orës , Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G.

M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet. Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj,” thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet Në maj të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grupin e Elvis Doçit, pjesë e të cilit është dhe Tafili. Grupi u godit një vit më parë falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane, “Ura”.

Ndaj 24 anëtarëve të grupit rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. gjatë ekzekutimit të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri, kryesisht prona.

Hetimi i nisur në bashkëpunim me autoritetet italiane, zbuloi se grupi i trafikanëve të drogës ishte i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të italianëve ‘Ura’ u sekuestrua mbi 1.3 ton kokainë. Paratë që fitoheshin, trnasportoheshin kryesisht me autobusë të linjës Itali-Shqipëri.

Burimi: Bota Sot