Shpërndaje në: Kampioni në fuqi i Zvicrës, Thuni, e ka nisur me fitore edicionin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran. Thuni të shtunën mbrëma e mposhti Luzernin në udhëtim me rezultatin 3:1. Stefan Knezeviq e kaloi në epërsi Luzernin në minutën e dytë. Reagimi ishte i shpejtë nga Thuni duke i barazuar shifrat, gjashtë minuta më pas. Për 1:1 shënoi Nico Maier.
Golin e epërsisë 2:1 e realizoi Marc Gutbub në minutën e 51-të. Ndërsa golin e tretë për mysafirët e shënoi Nicolas Burgy në minutën e 84-t. Edhe Futboll 10 muaj më parë Xherdan Shaqiri komenton vendimin e Leon Avdullahut Valmir Matoshi te Thuni në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të, kurse Dorian Derbaci, luajti deri në minutën e 74-t. Ndërkohë te Luzerni në portë ishte Simon Simoni.
