Irani pretendon se sulmoi baza ushtarake amerikane në Bahrein,

0%

Irani pretendon se ka kryer sulme me dronë ndaj disa bazave ushtarake amerikane në Bahrein, Jordani dhe Kuvajt, si hakmarrje për sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj territorit iranian.

Sipas ushtrisë iraniane, objektiv i sulmeve ishte baza ajrore Isa Air Base në Bahrein, ku thuhet se u goditën depo karburanti, magazina të pajisjeve ushtarake dhe kazerma me dronë kamikazë të tipit “Arash”.

Po ashtu, Garda Revolucionare Iraniane pretendoi se ka shënjestruar edhe një qendër të dhënash të Amazonit në Bahrein, megjithëse as kompania dhe as autoritetet bahrejnase nuk e kanë konfirmuar këtë, raporton Euronews, transmeton Sinjali. Në Jordani, ushtria iraniane tha se kishte sulmuar bazën Al-Azraq , duke shënjestruar hangarë avionësh, objekte mirëmbajtjeje dhe kazerma ushtarake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, ushtria jordaneze njoftoi se kishte rrëzuar shtatë raketa dhe gjashtë dronë iranianë, duke shtuar se nuk pati viktima apo dëme materiale. Ndërkohë, Irani deklaroi se ka sulmuar edhe bazat Camp Udairi , Camp Doha , Camp Arifjan dhe Ali Al Salem Air Base në Kuvajt, ku sipas Gardës Revolucionare u goditën depo municionesh dhe objekte ushtarake amerikane.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar se ndonjë bazë apo personel amerikan është goditur nga këto sulme. Në një deklaratë të ashpër, komandanti iranian Ali Abdollahi paralajmëroi ushtarët amerikanë në rajon, duke thënë se Irani ka “përgatitur bileta njëdrejtimëshe për në ferr”, ndërsa kërcënoi se për çdo iranian të vrarë do të hakmerrej ndaj personelit ushtarak amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com