Gjashtë fëmijë dhe 2 të rritur gjenden të vdekur pas një zjarri “të

0%

Tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u gjetën të vdekur pas një zjarri në një shtëpi në shtetin amerikan të Michiganit. Autoritetet thanë se disa prej viktimave kishin plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit. Policia dhe zjarrfikësit u thirrën pak para mesditës në një banesë në Grand Haven Township, në bregun lindor të liqenit Michigan.

Pasi hynë në shtëpinë e përfshirë nga flakët, ekipet gjetën trupat e viktimave brenda. Kapiteni Jacob Sparks nga Zyra e Sherifit të Qarkut Ottawa tha se hetimi është ende në fazat e para dhe se skena është “e ndërlikuar”. Fëmijët e viktimave ishin të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, ndërsa identifikimi zyrtar i të gjithë viktimave ende nuk ka përfunduar, shkruan ap.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa prej viktimave kishin plagë plumbash, ndërsa shkaqet zyrtare të vdekjes pritet të përcaktohen pas autopsive. Hetuesit e kanë cilësuar zjarrin si të dyshimtë dhe po shqyrtojnë mundësinë që ai të jetë shkaktuar qëllimisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një nga pistat që po hetohet është edhe mundësia e vrasjeve me paramendim, ndërsa policia nuk është në kërkim të ndonjë të dyshuari jashtë banesës. Hetuesit e zjarrvënieve nga Policia e Shtetit të Michiganit janë përfshirë në hetim për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë.

Burimi: Telegrafi