Djalli i zi kthehet në vendin e krimit!

0%

Djalli i zi ishte më në zonën turistike malore të Thethit. I shoqëruar nga së paku dy djajë të tjerë shkoi ai në vendin e krimit të para një viti dhe sërishmi shiti hilet dhe intrigat e veta. Nëse i numërojmë kjo hile e intriga, do të ishte besoj e 1001-ta në radhën e të gjitha mashtrimeve që djalli ka bërë gjatë kohës së tij në postin e numrit një të qeverisë shqiptare.

Në këtë aspect ai nuk ka konkurent. Nuk e kanë konkuruar dot as më djallëzorët e planetit në raport me shqiptarët, pra serbët! Shihni si e shet hilen e radhës djalli i zi! U tha banorëve të Thethit se pronën ju e keni të trashëguar berz pas brezi, por ju nuk keni letra. Letra të bën pronar, tha djalli i zi.

Nuk të bën pronar trashëgimia, siça jo të bën të tillë psh në çdo vend europian e në botë. Dhe më pas vazhdoi: – Që ju të bëheni pronarë të pronës tuaj të trashëguar, duhet të aplikoni te Paketa e Maleve. Pasi të aplikoni me projekte, ne e shohim atë dhe e miratojmë. Pasi ta miratojmë, ne jua japim letrat, por ju duhet të paguani një euro për m2. Pse këtë një euro?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Që ti viktima e djallit ta besosh se “kryeministri po të bën ty pronar. Ti nuk ke pse i je mirënjohës as babës, as gjyshit e as stërgjyshit për pronën që ta kanë lënë trashëgim. Mirënjohja duhet të shkojë për djallin e zi. A nuk i prishi kishat e xhamitë djalli i kohës së komunizmit, me qëllim që “populli ta dinte për Zot atë”?!

Kushdo që ka pak tru e lexon fare lehtësisht fabulën e djallit të zi. Ai edhe e pranon se prona dhe toka janë të banorëve të Thethit, e trashëguar nga një brez te tjetri, edhe u kërkon një euro pagesë për ta bërë të tyren. Mesazhi është: – Ti e ke të trashëguar pronën! Ti e ke tënden atë. Por vetëm nëse ta jap unë, padishahu i madh i shndërruar në një djall të zi.

Vetëm nëse ti bën një projekt tek arkitekti i preferuar i imi. Vetëm nëse ti paguan “taksën” e korrupsionit! Vetëm nëse ti pastron paratë e drogës e të krimit të organizuar! Dhe në fund, vetëm nëse ti këtë pronë dhe këtë pasuri e aktivizon dhe e shndërron në fuqi dhe vota për Rilindjen!

Në të kundërtën, nëse nuk je me mua, atëherë ti do të marrësh “noc rrokun”, siç i pëlqen të thotë shpesh herë! Shihni kurbën e mashtrimit të djallit të zi! Në kohë fushate, para zgjedhjeve të 14 majit 2025, shkoi ai në Theth dhe thethianëve ua dha tapitë e tokës. U premtoi leje dhe legalizime për bujtinat e ndërtuara në trojet e vjetra të gjyshërve.

Por sapo mbaruan zgjedhjet çoi aty fadromat dhe prishi, shkatërroi dhe rrafshoi me tokën rreth 100 biznese të tilla. Arsyeja? Sepse thethianët nuk votuan në shumicë për Rilindjen dhe djallin e zi. Ishte një hakmarrje primitive e bazuar në pabesi! Ishte një nga kulmet e hileve dhe intrigave të tij. Megjithatë ai mori guximin të shkojë sërishmi në vendin ku kreu krimin e shëmtuar.

Ishte atje të mërkurën e kaluar dhe elaboroi hilen e radhës. “Nuk kam thënë se nuk do të prishen bujtinat që i prishëm”, u thoshte! Dhe askush nuk i thoshte: – Po ti ke pallate në mes të Tiranës të ndërtuara pa leje dhe nuk ndërmerr asnjë veprim. Të kanë mbetur bujtinat e Thethit të dëshmosh arrogancën dhe dikatin tënd?! Megjithatë kësaj radhe djalli u bë “engjëll”!

U ofroi edhe njëherë dorën e bashkëpunimit me sentencën “Ju keni prona e toka, por pa mua ato nuk vlejnë”! Dhe nëse unë jam kushti i zhvillimit të tyre, ju duhet të më bindeni dhe madje të më votoni, sepse zgjedhjet lokale po afrojnë. Nuk ka në botë regjizor, shkrimtar, romacier që fantazon me kaq shumë djallëzi dhe që vepron me kaq shumë hipokrizi!

Kameleonët janë njëmijë vite mbrapa fantazisë së hileve të kryeministrit të Shqipërisë. Ata kanë dalë jashtë loje në shfaqjet e tyre, krahasuar me djallin e zi. Hileja qëndron edhe diku gjetkë.

Kur djalli i zi i prishi bizneset e Thethit kishte për qëllim dy objektiva të tjerë: – T’u thoshte shqiptarëve se “kur unë matem me malësorët e Prek Calit dhe bajraktarët e Shalës, Shoshit dhe Thethit, juve të tjerëve nuk ju kam në llogari. Kur unë mundem që këta “burra malësie” t’i godas keq atje ku atyre iu dhemb më shumë dhe prapë të më pranojnë në sofër, ju nuk ju kam në defter”!

Kjo është njëra prej hileve të tij. Tjetra ka të bëjë me ngjarjet e ditës. Thethi dhe pritja e thethianëve i shërbeu djallit të zi që me t’u kthyer në Tiranë të nxjerrë vendimin e qeverisë së tij për të investuar në zonat e mbrojtura. Pra u tha protestuesve dhe opozitës se “unë e mora dekretin e Thethit për këto investime dhe nuk do të ndalem edhe pse BE dhe protestuesit janë kundër.

Kryeministri ynë ka vendosur të sillet me shqiptarët, me pronat e tyre dhe trashëgiminë tonë kulturore, siç sillen djajtë e zi me këto fondamente të jetës njerëzore. Tashmë shumica e qytetarëve shqiptarë e ka kuptuar këtë hile. Por ka nga ata që ose nuk e kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë, sepse në një farë mënyre edhe ata bëjnë lojën e djallit të zi.

Pra duan të përfitojnë diçka të paligjjshme e të pandershme nga djallëzitë e kryeministrit tonë. Nga këta ka jo pak brenda dhe jashtë vendit. Sidomos emigrantë të shtëpive të barit apo të trafikut të drogës. Këta janë kontigjenti që është përdorur dhe po përdoret edhe në Paketën e Maleve nga Edi Rama! Djalli i zi e i madh bashkëpunon me djajtë e drogës dhe krimit të organizuar!

Nuk ndalet as ai, as ata! Duhet t’i ndalim ne shqiptarët që vuajmë pasojat e këtyre djallëzive dhe hileve e intrigave pa fund!

Burimi: Bota Sot