Atletico përforcohet me lojtar të PSG-së

0%

Shpërndaje në: Lee Kang-in është futbollisti më i ri i Atletico Madridit. Ai u zyrtarizua të shtunën nga skuadra elitare spanjolle, ndërsa është transferuar nga Paris Saint-Germaini. Mesfushori jugkorean ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031. Transferimi i 25-vjeçarit, siç raportohet, është kompletuar për 40 milionë euro.

Në tri edicionet e kaluara, Lee ka luajtur në 124 ndeshje për PSG-në dhe ka realizuar 16 gola e po aq asistime. Ish-futbollisti i Valencias dhe Mallorcas ka fituar edhe dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj me PSG-në në Francë.

Burimi: Koha