Arsenali synon transferimin sensacional të Vinicius Jr

0%

Kampioni i Ligës Premier, Arsenali ka dalë si një pretendentë befasues për transferimin e Vinicius Junior nga Real Madridit këtë afat kalimtar të verës. Sipas mediumit The Athletic, Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, nëse braziliani nuk arrin një marrëveshje të re me gjigantët spanjollë.

Raporti thotë se “Topçinjtë” e kanë identifikuar 26-vjeçarin si një nga disa objektiva sulmues, megjithëse interesi i tyre mbetet në një fazë të hershme. 🚨 EXCL: Arsenal exploring move to sign Vinicius Junior from Real Madrid. #AFC interest early stage + clubs not yet in talks but idea approved at all levels.

Much rests on contract process as no breakthrough yet & #RMFC do not want free exit @TheAthleticFC — David Ornstein (@David_Ornstein) July 25, 2026 Nuk ka pasur bisedime klub me klub ende dhe nuk ka garanci se një transferim do të materializohet. Vinicius ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Real Madridin, me negociatat për një zgjatje ende të pazgjidhura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Real Madridi thuhet se ngurron të rrezikojë ta humbasë atë si transferim të lirë, veçanërisht duke pasur parasysh një bonus të konsiderueshëm besnikërie që i takon sezonin e ardhshëm. Braziliani pati një tjetër sezon produktiv, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat dhe duke shënuar katër herë në pesë paraqitje në Kupën e Botës 2026.

Gjiganti anglez monitoron situatën e Vinicius, synon ta transferojë falas Që kur iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në vitin 2018, Vinicius ka bërë 375 paraqitje, duke shënuar 128 gola dhe duke dhënë 100 asistime për klubin spanjoll.

Vlera e Vinicius Jr në tregun e transferimeve vlerësohet të jetë 140 milionë euro, por në rast se Los Blancos vendosin ta sheshin, atëherë Arsenal mund ta transferoj për një shumë më të ulët pasi braziliani është në vitin e fundit të kontratës.

Burimi: Telegrafi