Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së tij historike në vend, raportuan mediat vendase. Mediat shkruan se takimi midis al-Sharaa dhe Guterres filloi menjëherë pasi shefi i OKB-së mbërriti në kryeqytetin sirian për një vizitë tre-ditore.
Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga Ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani. Takimi shënon vizitën parë të një sekretari të përgjithshëm të OKB-së në Damask që kur ish-shefi i OKB-së Ban Ki-moon udhëtoi për në kryeqytetin sirian në vitin 2009.
“OKB-ja qëndron me Sirinë në këtë moment vendimtar dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur edhe popullin e Sirisë”, tha Guterres.
