Alarm në Rumani, F-16 rrëzon dronin e dytë që shkeli hapësirën ajrore

0%

Rumania ka ngritur nivelin e gatishmërisë pas një incidenti të ri ajror pranë kufirit me Ukrainën, ku një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore rumune u angazhua për identifikimin dhe neutralizimin e një droni që kishte hyrë pa autorizim në hapësirën ajrore të vendit.

Ministria rumune e Mbrojtjes konfirmoi se sistemet e radarit zbuluan të shtunën, rreth orës , një shkelje të re të hapësirës ajrore kombëtare nga një mjet pa pilot që vepronte në zonën kufitare me Ukrainën.

Sipas njoftimit zyrtar, dy avionë luftarakë F-16 Fighting Falcon, të angazhuar në kuadër të misionit të Policimit Ajror, u ngritën në fluturim për të kapur objektivin dhe për të zbatuar procedurat e parashikuara për identifikimin dhe neutralizimin e tij. Njoftimi i detajuar i ministrisë: “Një dron i dytë u rrëzua nga një avion luftarak F-16 Fighting Falcon i Forcave Ajrore Rumune.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të shtunën, më 25 korrik, në orën , sistemet e mbikëqyrjes me radar të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare zbuluan një shkelje të re të paautorizuar të hapësirës ajrore kombëtare nga një dron që vepronte në zonën kufitare me Ukrainën.

Dy avionë luftarakë F-16 Fighting Falcon të Forcave Ajrore Rumune, të cilët po kryenin detyrë luftarake në kuadër të misionit të Policimit Ajror, kapën objektivin ajror dhe zbatuan procedurat e përcaktuara për identifikimin dhe neutralizimin e tij.”, thuhet ne deklaratë.

Ky është incidenti i dytë i këtij lloji brenda pak orësh, duke rritur shqetësimet në Bukuresht për përhapjen e pasojave të luftës në Ukrainë përtej kufijve të saj. Autoritetet rumune po hetojnë ngjarjen si pjesë e një kërcënimi të mundshëm hibrid, ndërsa vijojnë monitorimin e hapësirës ajrore pranë kufirit lindor të NATO-s.

Rumania, si vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, ka forcuar masat e sigurisë në zonat pranë Ukrainës që prej nisjes së pushtimit rus, pasi disa incidente me dronë janë regjistruar pranë kufijve të vendeve të NATO-s.

Burimi: Bota Sot