Shtatë mrekulli ka kjo botë, Shtatë ngjyra ylberi n’qiell, Shtatë rrathë mbajnë universin, Shtatë nota japin tinguj t’mbël. Shtatë mëkate ka njerëzimi, Shtatë hidhërime, shtatë gëzime, Shtatë zemra kishte Skënderi, Shtatë hapa Buda në lindje. Shtatë rrathë ka besimi, Shtatë shtresa krijimi mban, Shtatë janë dhuntitë e mendjes, Që njeriun e bëjnë njeri tamam.
Në muajin e shtatë lindi Ana, Më shtatë dhjetor erdhi Fitorja, Në shtator erdhi Fitori, Në shtator lindi edhe Xheki. Shtatë ditë ka java jonë, Adami e Eva – fillimi, Shtatë ditë jetë në këtë botë: Gjashtë mundime, një gëzimi. Për të pasur e për të varfër, Për burra e gra pa dallim, Shtatë është numër i bekuar, Që na shoqëron në çdo udhëtim.
Në fund një fjalë për këtë shenjë: Ruaje vlerën e shtatëshes në jetë! Qofshim gjithmonë të bekuar, Me shëndet, dashuri e fat të vërtetë. Nga shtatë palë qiej e dete, Nga shtatë palë tokë që Zoti krijoi, Nga gjithë këto mrekulli të jetës, Bukuria e natyrës gjithçka na dhuroi.
