Teuta zyrtarizon një tjetër portier, befason me prezantimin e brazilianit Lajmi i papritur vjen nga Teuta. Maycon Morales është zyrtarizuar si portieri i ri në ekipin e Edlir Tetovës. 26-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Prishtinës së Re. Portieri brazilian është 1,94 metër i gjatë. Tashmë Teuta ka në përbërje Paul Bernardonin, Gentian Selmanin dhe Elton Vatën për portën.
Një largim duket i pashmangshëm. NJOFTIMI I TEUTËS “KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, portierin brazilian Maycon Morales. Me eksperiencën e fituar në kampionate të ndryshme dhe ambicien për një sfidë të re, ai i bashkohet klubit për të kontribuar me cilësitë e tij në arritjen e objektivave të sezonit”.
