Sot hapet zyrtarisht edicioni i dytë i panairit Expo Real Kosova 2026 , një prej ngjarjeve më të rëndësishme në vend kushtuar sektorit të patundshmërive, ndërtimit, investimeve dhe zhvillimit urban. Panairi do të mbahet nga 24 deri më , në Sallën e Panaireve në Prishtina Mall , çdo ditë nga ora deri në ora .
Expo Real Kosova 2026 do të mbledhë në një vend kompani ndërtimore, agjenci të patundshmërive, investitorë, institucione financiare, arkitektë, kompani projektuese, ofrues të materialeve dhe teknologjive për ndërtim, si dhe profesionistë të tjerë të sektorit.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të shënojë fillimin e tri ditëve me ekspozime, prezantime të projekteve, takime biznesore dhe diskutime profesionale për zhvillimin e tregut të patundshmërive në Kosovë dhe rajon.
Në kuadër të programit do të organizohen edhe panele diskutimi me përfaqësues të bizneseve, institucioneve dhe organizatave profesionale, ku do të trajtohen tema si kushtet e ndërtimit, klima e investimeve, financimi, zhvillimi urban, standardet e cilësisë dhe perspektiva e tregut të patundshmërive.
Organizatoret kane theksuar se panairi synon të krijojë një platformë të qëndrueshme për promovimin e projekteve, krijimin e partneriteteve dhe zhvillimin e mundësive të reja për investime. Expo Real Kosova po krijon një hapësirë të përbashkët për kompanitë, investitorët dhe profesionistët e sektorit.
Qëllimi është që përmes këtij panairi të promovohet potenciali i Kosovës, të nxisim bashkëpunimin dhe të sjellim më afër tregun vendor me investitorët nga diaspora dhe vendet e tjera.
Vizitorët do të kenë mundësi të njihen nga afër me projektet më të reja rezidenciale dhe komerciale, ofertat për investime, trendet e tregut, materialet moderne dhe zgjidhjet inovative për sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive.
Expo Real Kosova është i hapur për qytetarë, investitorë, përfaqësues të bizneseve, profesionistë të sektorit dhe të gjithë ata që janë të interesuar për blerje, shitje apo investime në patundshmëri. Expo Real Kosova 2026 24– Ora – Prishtina Mall (salla ndodhet ngjitun me Inter Sport)
