Sinner tërhiqet nga Mastersi i Montrealit

0%

Numri një i botës, Jannik Sinner, ka anuluar pjesëmarrjen në turneun ATP Masters 1000 në Montreal, i cili do të zhvillohet nga 2 deri më 13 gusht. Sinner, fituesi i fundit i Wimbledonit, do të mungojë në një nga turnetë më të rëndësishëm përgatitorë para US Openit, Grand Slamit të fundit të sezonit.

Ai i bashkohet edhe spanjollit Carlos Alcaraz, i cili gjithashtu ka vendosur të mos marrë pjesë në Montreal. Kujtojmë se Sinner e mposhti Gjokoviqin në gjysmëfinalen e Wimbledonit, para se të fitonte titullin.

Pas tërheqjes së Sinnerit, statusin e bartësit të parë në Montreal pritet ta ketë gjermani Alexander Zverev, aktualisht numri dy i renditjes botërore, fitues i këtij viti në Roland Garros dhe finalist i Wimbledonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot