Seanca konstituive u caktua, por a është afër marrëveshja për

0%

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu tha se edhe pse ka caktuar datën e seancës konstituive, ende nuk ka ndonjë marrëveshje politike mes partive për çështjen e Presidentit.

Edhe pse përmendi që Vetëvendosje i ka votat e saj për të formuar Kuvendin dhe Qeverinë, ajo tha se po presin mos do të ketë intensifikim të takimeve deri më 6 gusht, atë ditë kur pritet seanca konstituive.

Megjithatë, nën fjalë Haxhiu u shpreh më optimiste se mund të ketë diçka në shpresëdhënëse mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në aspektin e një koalicioni, anipse tha se nuk pranon të përzihet në çështjet e brendshme në të cilat po kalon LDK-ja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo potencoi se janë zhvilluar vetëm dy takime, një mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe tjetri me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Prje atyre takimeve, nuk ka pasur të tjerë. Pra, janë bërë 14 ditë pa asnjë takim.

Për PDK-në, Haxhiu tha se përmes kryetarit Hamza ka dhënë qëndrimet sa i përket dobishmërisë së këtij procesi, ndërsa LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të problemeve të brendshme. Ajo nuk e ka mirëpritur vendimin e LDK-së për pezullimin e takimeve.

“Natyrisht, unë nuk merrem me problemet e brendshme të partive politike, janë të tyret, por duhet ta kemi parasysh që ne kemi afatet kushtetuese për të cilat duhet të veprojmë.

Prandaj, edhe nuk e kam mirëpritur vendimin për pezullim të këtyre takimeve, sepse megjithatë, nga takimi i parë që kam pasur, duket që ka qenë pak më ndryshe sesa në takimet që kishim në proceset e kaluara në përpjekjen e asaj kohe për të pasur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit”- tha Haxhiu në përgjigje për Kallxo.com gjatë konferencës për media më .

Prandaj, ajo theksoi se nuk e dinë se kur do të hiqet vendimi për pezullim të këtyre takimeve, por sipas saj është e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më parë. “Nuk kemi kohë për të humbur dhe i gjithë fokusi duhet të jetë te takimet dhe tek përpjekja serioze.

Jo vetëm takime që nuk prodhojnë asnjë rezultat, por takime serioze dhe konsiderim i ofertave që mund të propozohen në këtë rast nga kryeministri Kurti apo kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Mua nuk më takon që të flas për pozicionimet e të tjerëve, si ushtruese e detyrës së presidentes, sidomos në këtë hapësirë në të cilën jam”- shtoi ajo.

Se a ka gjasa që Haxhiu të propozohet sërish për Kryetare të Kuvendit, ajo tha se i takon fituesit, i takon Lëvizjes Vetëvendosje. “Për aq sa i takon Lëvizjes Vetëvendosje, pra është në përgjegjësinë e tyre se kush do të jetë kandidatja apo kandidati për kryetar të Kuvendit dhe tash seanca konstituive është caktuar më 6 gusht.

Aty do të dihet, nëse jo më herët, se kush do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje”- u përgjigj ajo. Deri më tani këto janë dy takimet e vetme, pasiqë k ryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në përgjigjen e kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.

Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.

Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, ka shkuar në takim me Kurtin më . Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.

Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.

“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në.

Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.

Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më . Më pas, Abdixhiku tha se do i pezullojë takimet konsultative për shkak të problemeve të brendshme në LDK, ku 148 delegatë kanë nënshkruar për të thirrur Kuvendin për shkarkimin e tij.

Kështu deklaroi ai pak pasi u raportua se është arritur një marrëveshje në parim në mes LVV-së dhe LDK-së. Zhvillimet në LDK Ndonëse pas takimit mes Kurtit e Abdixhikut u la një përshtypje se mund të gjendet rruga e bashkëpunimit mes LVV-së dhe LDK-së, tanimë gjithçka ka mbetur pezull.

Kjo pasi që Lumir Abdixhiku lajmëroi se pas dorëzimit të nënshkrimeve të delegatëve të Kuvendit të LDK-së për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm që të fillojë procesi i votëbesimit ndaj kryetarit, ai konsideron se në këto rrethana nuk mund të angazhohet në negociatat për formimin e institucioneve të vendit.

“Në këtë pikë më duhet t’i njoftoj qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, që i prisnin me të drejtë tash e sa kohë.

Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme nuk do të ishte as serioze, as e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im për të udhëhequr dhe përfaqësuar atë është vënë në diskutim nga brenda shtëpisë sime” – ka theksuar Abdixhiku.

Gjatë këtij adresimi, Abdixhiku ka bërë të ditur se në selinë e LDK-së janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të partisë. Sipas tij, pas verifikimit të plotë të nënshkrimeve pa asnjë vonesë do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit.

Sipas Statutit të LDK-së , Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.

Mbledhja e nënshkrimeve për të thirrë Kuvendin e jashtëzakonshëm erdhi pasi që disa degë të LDK-së si Peja, Lipjani, Rahoveci, Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, ajo e Deçanit, e Austrisë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor në qershor. Pasi që Abdixhiku refuzoi të dorëhiqej, filloi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e tij.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit në prill dhe zgjedhjet e qershorit Vendi shkoi në zgjedhjet e mbajtura më pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan në zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.

Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha ishin kandidate për presidente, megjithatë në natën e nuk u arrit të konsumohet asnjëri rund i votimit për president dhe vendi shkoi në zgjedhje. Në atë seancë nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në zgjedhjet e qershorit, LVV doli fituese dhe mori 53 ulëse në Kuvend, PDK 22 ulëse, LDK 18 dhe Aleanca 7 derisa 20 deputetë të tjerë u takojnë komuniteteve joshumicë. Për votimin e presidentit të vendit duhen së paku 80 vota në kuti në raundin e parë dhe të dytë, kurse në të tretin mjaftojnë vetëm 61 vota nga 120 të mundëshme.

Po ashtu, për t’u zgjedhur president në raundin e parë dhe të dytë duhet që njëri kandidat t’i ketë 80 vota e në të tretin mjaftojnë 61. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda këtij afati 60 ditor, vendi shkon përsëri në zgjedhje.

Burimi: Kallxo